KESHILLA | KESHILLA DHE INFORMACIONE |
|
Pastrimi i Dhembeve![]() Figura 1 Furca e dhembeve mbahet ne nje kend prej 45 ° nga kendi i dhembeve. Figura 2 Me pak force, shperndani pasten ne dhembe, dhe filloni te lani dhembet ngadale, duke patur kujdes qe furcen ta levizni sipas figures ne menyre qe dhembet tuaj te lahen deri tek qafa e dhembit. Figura 3 Kur lani dhembet duhet te keni parasysh, qe t`i lani mire ne siperfaqen ku kafshohet. Cdokush nga ne duhet te zhvilloje nje teknike te veten, ne menyre qe te mos harroje asnje dhemb pa e lare. Figura 4 Tek dhembet frontale dhe ata te qenit, furca mbahet ne drejtim horizontal, sipas figures. Figura 5 Edhe mbi fizura(gropezat e dhemballeve) duhet ta perdorni mire furcen ne menyre qe te hiqen te gjitha mbeturinat ushqimore. Figura 6 Pasi keni mbaruar se lari gojen tuaj, mund t`i kontrolloni dhembet tuaj me gjuhe nese jane lare mire apo jo. Larja e dhembeve Fillimisht: ajo qe nuk duhet te beni, eshte larja e dhembeve ne drejtim horizontal, pra, duhet te mbani furcen ne drejtimin vertikal dhe i lani dhembet ne drejtimin larte – poshte. Sepse larja ne drejtimin horizontal:
Kariesi formohet zakonisht tek dhemballet dhe tek siperfaqet e pertypjes, prandaj furca pastron mire pjesen e fizurave (gropezat e dhemballeve). Aty shpesh ka pllakeza te teperta, bakteret e te cilave e prishin dhembin. Pjeset e pertypjes duhet te lahen rrenjesisht: me se miri ne forme rrethore, me qellim qe fijet e furces te lajne edhe hapsirat e ngushta midis dhembeve. Mbi te gjitha, tek femijet dhe tek te rriturit aplikohet mesatarisht metoda e fizurave. Per kete, dentisti mbush vendin e fizurave me nje material te lengshem, i cili fortesohet menjehere me anen e nje drite speciale (Silant). Gjithashtu hapesirat e ripertypjes behen me te lehta per t’u lare dhe mund te lahen me lehte. Dhembet eshte mire qe te lahen menjehere pasi hani vaktet dhe mbi te gjitha para se te flini sepse fluoridet kane kohe te mjaftueshme per te formuar nje shtrese mbrojtese. Dhe nje metode tjeter: Pasi te lani dhembet peshtyjeni shkumen por mos e shplani gojen me uje sepse fluoridet duan pak kohe derisa te depozitohen tek dhembet. Nje metode e fundit: E rendesishme: zvogeloni numrin e vakteve te nderjmetme, mbi te gjitha ato me sheqer. Me pak te demshme jane vaktet kryesore, pas 20 minutash acidet ne goje behen inaktive dhe dhembet mund te pushojne serish. Dhe, nese pasditeve hani nje porcion cokollate, kushtet per tu formuar kariesi jane me te medha. Pra: Nese hani gjera te embla, hajini menjehere dhe jo ngadale e per nje kohe te gjate. Vec kesaj, normalisht ka edhe embelsira pa sheqer, te njohura, ku shkruhet ne paketimin e tyre. Kini kujdes nga disa cajra per femije, te cilat mund te gjenden ne treg. Ende eshte rreziku per femijet e vegjel tek disa cajra, te cilat demtojne dhembet e femijeve. Te ushqyerit
Hani shume fruta dhe perime. E thene me mire, veproni sipas parimit te semaforit: dicka te kuqe, dicka te verdhe dhe dicka jeshile. Konsumoni sa me shume fruta dhe perime. Preferoni ushqime ekologjike (Bio), te cilat nuk kane kimikate dhe jane te perpunuara pa plehra kimike. Hani me pak ushqime, te cilat jane te paperpunuara, pini leng frutash dhe perimesh mes vakteve. Pini lengje frutash dhe perimesh teper te ftohta te paperpunuara. Ato permbajne me teper vitamina se sa lengjet e konservuara. Preferoni te hani produkte me berthame ose kokerr te plote. Ato jane furnizuese te rendesishme dhe permbajne vitaminen B, si edhe kripera minerale. Gjalpi eshte nje produkt shume i rendesishem, nga i cili marrim vitaminen A. Vajrat bimore dhe margarinat na furnizojne me vitaminen E dhe me yndyrna te tjera esenciale pa kolesterol. Zevendesoni ushqimet e gatshme me drithra te fresketa dhe ushqimet me baze frutash dhe perimesh. Perdorni kripe te jodizuar ne kuzhinen tuaj. I lani pak frutat dhe perimet por mos i lini ne uje. I copetoni vetem pasi i keni lare, me qellim qe lendet ushqyese mos te ikin me ujin e rrjedhshem. Vitaminat jane te ndjeshme ndaj drites, nxehtesise dhe oksigjenit dhe gjate pergatitjet se tyre, ashtu si edhe mineralet, firojne. Gjellet mos i ngrohni shume, as shpeshhere jo. Me mire gatuajini ne sasi te vogla. Duhet te hani produkte dhe ushqime te sezonit. Knii kujdes qe mallrat te mos jene te ekspozuar shume ne diell per nje kohe te gjate. PER TE RRITURIT Keshilla per mirembajtjen dhe ruajtjen e dhembeve tuaj, kliko titujt e meposhtem per me teper informacion. Terapi (Mbushje e Dhembeve)
Trajtimi endodontik eshte i domosdoshem kur nervi infektohet.
Inflamacioni ose infeksioni mund te ndodhe per shume arsye, kur eshte
karies i thelle, mbushje te perseritura tek i njejti dhemb, ose
frakture (thyerje) te dhembi, edhe ndonje cngjyrosje (njolle – hije) ne
dhemb, mund te shkaktoje demtim nervi edhe nese dhembi nuk ka thyerje
ose krisje te dukshme. Nese inflamacioni ose infektimi i nervit nuk
trajtohet, mund te shkaktoje dhimbje ose shfaq abses (infeksion).
Si e shpeton dhembin trajtimi endodontik? Mjeku e heq nervin e inflamatuar ose te infektuar, pastron me kujdes dhe e pergatit dhembin per ta mbushur. Pasi mbaron trajtimi I kanaleve (rrenjeve), mjeku vendos se me cfare do te restaurohet ky dhemb a mban restaurime dhembi apo jo? Pra, eshte dentisti ai qe vendos nese brenda dhembit tuaj duhet te vendose nje vide, dhe te beje mbushje me llampe, ose trajtime te tjera, si: vendosje inlay, onlay (mbushje porcelani) apo per korone (kellef porcelani) qe ky dhemb te plotesoje anen funksionale. Pas restaurimit, dhembi vazhdon te funksionoje si dhembet e tjere. A do te ndiej dhimbje gjate ose pas trajtimit?
Shume procedura endodontike (trajtimi i kanaleve te rrenjeve) mund te
shkaktojne dhimbje si pasoje e inflamacionit ose infeksionit te nervit.
Me aparaturat moderne qe ndodhen ne Kliniken Kiss Dent, anestezine, dhe
me perkushtimin maksimal te mjekeve tane, pacientet do te ndihen komod
dhe te relaksuar gjate trajtimit. Mbasi trajtohet ky dhemb me
infeksion, do te kete me pak ndjeshmeri, e cila sa vjen dhe do te pakesohet deri sa mos te
ndjehet me. Pra, dhembi juaj mund te vazhdoje te ndihet ndryshe
nga dhembet e tjere edhe disa kohe pas trajtimit te terapise, deri sa
dhimbja te stabilizohet. Gjithmone duhet te ndiqni me kujdes keshillat
e mjekut. Per te kuptuar trajtimin endodontik, duhet te dime me pare anatomine e dhembit. Brenda dhembit, nen zmaltin e bardhe, eshte nje pjese e forte qe quhet dentine, dhe brenda dentines eshte nje pjese e bute qe quhet nerv. Nervi permban venat e gjakut, nerva te tjere, dhe pjese lidhese duke krijuar pjese te forta te dhembit gjate formimit te tij. Nervi eshte i rendesishem gjate rritjes dhe formimit te dhembit. Megjithate, kur dhembi eshte i rritur komplet, mund te shpetoje edhe pa nerv, flasim gjithmone per dhembet qe ju hiqet nervi. A ka nevoje dhembi per kujdes te vecante ose trajtim shtese? Nuk duhet te pertypni ose te kafshoni me dhembin e trajtuar derisa dhembi te jete rindertuar nga dentisti juaj. Dhembi i parindertuar ka me teper mundesi te pesoje fraktuara, prandaj ju duhet te lini orar me dentistin sa me pare te jete e mundur. Ju keni nevoje per nje higjiene orale perfshire larjen e dhembeve me furce, perdorimin e fijeve dentare, kontrollet e shpeshta tek dentisti si edhe pastrimin e gurezave. Duhet te jeni gjithmone nen kontrollin e dentistit tuaj, eshte e domosdoshme 1 here ne 6 muaj ose nje here ne vit. A mund te trajtohen te gjithe dhembet? Shumica e dhembeve mund te trajtohen. Ndodh qe dhembi nuk mund te
shpetohet sepse kanalet e rrenjeve nuk jane te pershtatshem, kanali
eshte mjaft i demtuar dhembi nuk ka kocke te mjaftueshme per ta
perballuar mbushjen, ose dhembi nuk mund te rindertohet. Megjithate mjeku e ka per detyre te beje qe bejne te pamunduren per te shpetuar dhembin me infeksion, por jo te gjithe dhembet perfundojne me rezultat pozitiv, varet nga kanalet e dhembit si edhe nga infeksioni qe mbart ai dhemb, ne qofte se dhembi nuk shpeton atehere kirurgjia(heqja) eshte rasti me i mire per te pastruar infeksionin. Nje trajtim endodontik shpesh mund te trajtohet ne 1, 2 ose me shume vizita duke perfshire hapat qe vijojne:
Sa kushton procedura e trajtimit? Kostoja varet nga problemi qe mund te kete dhembi juaj dhe se cili dhemb eshte i infektuar. Dhemballet jane me te veshtira per t’u trajtuar dhe zakonisht kushtojne me teper, sepse kane me shume rrenje dhe kaviteti eshte me i madh. Ne pergjithesi, trajtimi endodontik dhe restaurimi i dhembit natyral kushton me teper se sa te heqesh nje dhemb. POR nje dhemb i hequr duhet zevendesuar me ure ose implant per te rindertuar funksionin e pertypjes. Zevendesimi i nje dhembi qe mungon, kushton me teper sesa terapia (mbushja) e nje dhembi. Terapi (mbushje) te gradave te ndryshme me kompozitet e fjales se fundit si: 3M ESPE: Ultradent,Colten, Dentsply etj. Mbushjet me kompozit (mbushje e bardhe), jane estetikisht me te mira nga ana kozmetike, sepse rregullojne pamjen e jashtme. Ne te vertete, asnje nuk do qe dhembi i tyre te mbushet me amalgam (metal). Pra, cdo gje eshte e mundshme, mbushje me kompozit (mbushje e bardhe) dhe mbushje me amalgam (metal). Jeni ju ata qe vendosni. Avantazhet e mbushjes se bardhe (Kompozit) Mbushjet me kompozit aktualisht te futur ne dhemb, rindertojne pjesen origjinale te dhembit. Mbushjet me kompozit rindertojne aparencen natyrale te dhembit. Dhembet e mbushur me kompozit jane me pak te ndjeshem ndaj ushqimeve apo lengjeve te nxehta dhe te ftohta, sesa dhembet e mbushur me amalgam. Mbushjet me kompozit kerkojne me pak heqje te struktures se dhembit. Vecanerisht me kavitete te reja, permasat e kavitetit mund te jene dramatike duke zene pjesen me te madhe te dhembit. Avantazhet e mbushjeve me amalgam Disa dentiste deshirojne me pak mbushje me amalgam sesa kompozit. Vendosja e duhur e mbushjeve me kompozit kerkon qe mbushja te te mbahet totalisht e izoluar nga peshtyma nderkohe qe vendoset ne dhemb. Ne disa paciente, eshte e veshtire ta izolosh dhembin per zgjatjen e procedures. Kjo mund te jete e parehatshme per disa paciente. Vete mbushja eshte material I forte ne menyre te mbroje edhe dhembin. PER TE FEMIJET Te ushqyerit Ushqimi i mire ne femijeri, rezistence dhe jete aktive ne moshen e rritur. Te ushqyerit e femijeve: Hani shendetshem dhe jo ushqime me perberje kimikatesh dhe pa esenca sintetike. Edhe pa kos frutash per femije dhe kornfleks (drithera), ushqimi mund te jete plot fantazi dhe mund te shijoje shume. Ne vend te emblesirave, zgjidhni alternativen: fruta te ndryshme POR te fresketa. Femijet duhet te hane nje sasi te vogel nga cdo gjelle. Por edhe tendencat per ushqime te caktuara mund te tolerohen. Prinderit duhet t’i mesojne femijet e tyre te hane perime te frsketa, sallatra, produkte me vitamina te pasura si edhe produktet te qumeshtit. Pini se paku 2 litra uje ne dite. Pini lengje frutash pa sheqer, caj dhe uje mineral. Ne vend te kripes, ushqimet duhet te serviren me drithera dhe ereza te fresketa. Patatet permbajne shume vitamina. Prandaj keshillohet t’i hani rregullisht ato ne cdo vakt. Edhe syri ha se bashku me ju. Gjellrat me fantazi shpeshhere bejne cudira, ne menyre qe buket e pushimit te mos fluturojne ne koshin e plehrave. Femija nuk duhet te ulet vetem ne tavoline. Nje ushqim me tere familjen te jep kenaqesi dhe eshte me social. I gjithe ky mund i ndihmon femijes nese prinderit japin shembull te mire gjate ngrenies. Shendeti oral tek femijet Qe femijet te kene higjiene orale per gjithe jeten duhet te ndjekin keto keshilla:
Veshtiresite me te medha per shendetin oral te femijeve Femijet e vegjel Ne kliniken KISS DENT do te gjeni vetem profesinalizem. Gjate kohes qe jeni ne mjekim ne kliniken tone, ju mund te shikoni filma te ndryshem vizatimore. Kur femijet jane 4 – 7 muajsh, del dhembi i pare i femijeve. Te 20 dhembet e qumeshtit dalin para se femija te mbushe 3 vjec. Dhembet e perhershem fillojne te dalin kur femijet mbushin 6 vjec. Ky proces vazhdon derisa femija te mbushe 20 vjec. Femije :
Trajtimet me fluorid forcojne zmaltin dhe i rezistojne thyerjeve apo krisjeve te dhembit. Per te pire uje qe te kete fluor mjaftueshem, duhet te konsultoheni me mjekun tuaj per keshilla te metejshme. Sigurohuni qe t’ju jape cfare eshte e nevojshme. Nje regjim i shendetit oral do te ishte i kendshem per te ndihmuar femijet dhe per t’i inkurajuar ata t’i lajne dhembet cdo dite dhe rregullisht. Sipas Organizates se Mbrojtjes se Femijeve ndaj Kaviteteve, femijet duhet te perdorin paste dhembesh me fluor. Ne menyre qe femijet te stimulohen te lajne dhembet e tyre. Per te patur nje higjiene orale maksimale per fmijet tuaj, konsultohuni ne Kliniken KissDent. Per cdo sqarim mjafton nje telefonate dhe ju do te sqaroheni per cdo gje te paqarte ose mund te lini takim tek KISS DENT. Oraret caktohen prane recepsionit, ku cdo veprim kryhet ne menyre kompjuterike duke lene dhe nje numer tuaj telefoni. Ky veprim behet nga KISSDENT, sepse ne cdo 6 muaj, ne ju telefonojme, ku ju pyesim per punimet e kryera ne kete klinike, ne menyre qe dhembet tuaj te mos kene probleme dhe kete e kerkojme dhe nga ju, qe per cdo problem apo shqetesim tuajin te kontaktoni me ne ne cdo kohe dhe ne do t’ju vijme ne ndihme, duke ju sherbyer sa me mire dhe sa me shpejt. Per cdo urgjence ne jemi te gatshem t’ju sherbejme edhe ne dite pushimi apo feste, mjafton qe t’ju vijme juve ne ndihme, ne menyre qe t’ju qetesojme dhimbjen. Informacionet per honoraret apo menyren e pagesave u jepen pacienteve para se te filloje trajtimi. Kur pacienti paraqitet ne Kliniken KissDent per te marre orar, recepsioni i jep fleten e orarit, ku shkruhet dita, data dhe ora, ne menyre qe mos te kete keqkuptime midis klientit(pacientit) dhe recepsionit. Pasi kemi rene dakort per orarin, i japim letren e firmosur me vulen e klinikes, dhe nese pacientet nuk mund te vijne dot ne ate orar, ose ka nevoje per nje orar tjeter, ata telefonojne prane recepsionit per te lene orar tjeter. Pagesa NE KLINIKEN KISS DENT PAGESA KRYHET ME PARA KESH DHE ME KARTE KREDITI. KONTAKTI:Na kontaktoni sot Tel: +355 (0) 4 261 – 246 Mob: +355 (0) 69 20 96 362 Mob: + 355 (0) 69 20 62 408 www.kissdent.com
|
| KARTELIZIMI |
| STERILIZIMI |
| KAMERA INTRAORALE |
| GRAFIA DIGITALE |
| TRAJTIMI I FEMIJEVE |
| ZBARDHIMI I DHEMBEVE |
| PASTRIMI I GUREZAVE |
| TERAPIA |
| FASETAT |
| KIRURGJIA |
| IMPLANTET |
| VENDOSJA E DHEMBEVE |
|
Nisur nga sot Kissdent ju informon dhe ju ndihmon edhe nëpërmjet internetit. Rrini të azhornuar me faqen tonë për të lexuar më teper informacion për shëndetin e Gojës |
|
| Lexoni përmbajtjen... |
Copyright © 2005 - 2012 ::.
Designed by Info Trade Ldt
Supported by E-orama.com, Web Usability & Search Engine Promotion
